Lajme
Autoblindat e Policisë së Kosovës shihen duke patrulluar në veri të vendit
Demokracia
17:46 | 16 Prill 2022

Share:

Ka katër ditë që situata në veri të Kosovës është trazuar paksa me sulmet rresht ndaj Policisë së Kosovës, që dyshohet se vijnë edhe nga Serbia.

Pas sulmit të sotëm kundër policisë kufitare në veri të Kosovës, sulm ky i ndërmarrë me mjete piroteknike, policia e Kosovës ka dërguar përforcime në brezin kufitar.

Sipas Policisë së Kosovës, këto sulme kanë ardhur sërish nga territori i Serbisë.

Sot, dy autoblinda të Njësisë Speciale janë parë të qëndrojnë në Sharjep të Jarinjes.

Të ngjashme