Sport
Aubameyangut iu thye nofulla gjatë grabitjes së armatosur, mund të operohet
Demokracia
16:57 | 31 Gusht 2022

Share:

Publiku i futbollit u trondit nga lajmi se Pierre-Emerick Aubameyang u grabit në shtëpinë e tij dhe grabitësit e armatosur e rrahën me kërcënime me armë zjarri.

Fillimisht nuk u bë e ditur përmasat e dëmtimeve të pësuar nga futbollisti gabonez, i cili u godit nga sulmuesit me shufra hekuri dhe tashmë kanë mbërritur informacione jo të mira, njoftojnë mediat spanjolle, transmeton Demokracia.com.

Futbollisti i Barcelonës ka thyerje të nofullës, ndaj me shumë mundësi do t’i nënshtrohet një operacioni. Kjo mund ta komplikojë shumë transferimin e tij, tashmë të parë, te Chelsea.

Kujtojmë se katër grabitës të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e Aubameyang dhe kanë frikësuar atë, gruan dhe dy fëmijët e tij me armë zjarri dhe shufra hekuri, të cilat i kanë përdorur për të plagosur rëndë futbollistin./Demokracia.com/

Të ngjashme