Sport
“Atij derrit Ronaldo”, dënohet me para spikeri i stadiumit të Portos që ofendoi Ronaldon dhe Juventusin
Demokracia
16:55 | 29 Korrik 2021

Share:

Spikeri i stadiumit të Portos do të duhet të paguajë një gjobë prej 1 mijë e 430 eurove pasi ofendoi rëndë Juventusin dhe yllin portugez, Cristiano Ronaldon.

Siç raportohet nga “A Bola”, incidenti ndodhi pasi Juventusi u eliminua nga raundi i 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve nga Porto në mars, përcjell Demokracia.com.

Spikeri i stadiumit, Fernando Saul drejtoi disa fyerje ndaj Juventusit duke i quajtur “hajdutët italianë” dhe Ronaldo të cilin e ofendoi me fjalët “atij derrit Ronaldo”.

Federata Portugeze e kundërshtoi sjelljen e tij, duke shkaktuar një gjobë prej 1,430 euro që ai do të duhet t’i paguajë. /Demokracia.com

Të ngjashme