ShowBiz
Atdhe Xheravina përmes ish të dashurës “thumbon” Dj Dagz: Mjerë ai që të ka humb
Demokracia
10:59 | 24 Shkurt 2022

Share:

Pas hyrjes së Dagzit në “Big Brother VIP”, vëmendja u kthye edhe tek ish e dashura e tij, moderatorja kosovare, Ariana Berisha.

Madje gjatë kohës kur kjo lidhje komentohej, pati reaguar moderatorja duke kërkuar që mos të përmenden njerëz të cilët nuk janë të përfshirë në një reality show.

Së fundi ajo ka hapur një pyetësor në Instastory ku ka lejuar ndjekësit e saj të pyesin çfarë të duan.

E jo një pyetje por një thënie për të nuk mungoi nga ish konkurenti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina.

“Mjer ai qe te ka humb”, i shkroi ai, që mendohet të jetë “thumb” drejtuar Dagzit.

Moderatorja kësaj thënie iu përgjigj me të qeshura.

“Po thu a?”, shkroi duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot./Lajmi.net/

Të ngjashme