Sport
Atalanta në finale, eliminon Napolin e Amir Rrahmanit
Demokracia
22:50 | 10 Shkurt 2021

Share:

Atalanta është finalistja tjetër në Kupën e Italisë, e cila do të sfidojë Juventusin me 19 maj, shkruan Demokracia.com.

Pas ndeshjes së parë e cila ishte mbyllur në barazim pa gola, Atalanta ka triumfuar mbrëmjen e sotme ndaj Napolit në shtëpi, me rezultatin 3:1.

Dy gola ka shënuar Pesina dhe supergoli i Zapatës, i dhanë kualifikimin bergamaskëve, duke e bërë kështu të pavlefshëm golin e Lozanos.

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti fiton kështu “derbin” me Hysajn e Rrahmanin, duke shkuar në finale të Kupës, e cila do të luhet më 19 maj, ku do të sfidojë Juventusin dhe Cristiano Ronaldon. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024