Sport
Atalanta – Napoli, formacionet zyrtare, mësohet fati i Amir Rrahmanit
Demokracia
19:54 | 10 Shkurt 2021

Share:

Sonte nga ora 20:45 zhvillohet një ndeshje tejet e nxehtë në Itali, shkruan Demokracia.com.

Atalanta e Napoli përballen ndërmjet vete në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë mes dy klubeve u mbyll me rezultat të barabartë pa gola kështu që gjithçka mbeti e hapur për ndeshjen kthyese që luhet sonte e cila dhe do ta zbulonte finalistin që do të ndeshet me Juventusin.

Tashmë gjithçka është gati dhe trajneri Gennaro Gattuso ia ka besuar pozitën e titullarit, Amir Rrahmanit.

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Maksimovic, Hysaj; Elmas, Bakayoko, Zielinski; Lozano, Osimhen, Insigne

Atalanta: Gollini; Toloi, Palomino, Djmsiti; Gosens, De Roon, Freuler, Sutalo; Pessina; Muriel, Zapata. /Demokracia.com

Të ngjashme