Lajme
Asociacioni i Komunave i bën thirrje Qeverisë ta zgjidhë çështjen e grevave që të mos bllokohen komunat
Demokracia
16:00 | 30 Gusht 2022

Share:

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që ta zgjidhin problemin e grevës dhe mos ta bllokojnë funksionimin e komunave.

Përmes një komunikate thuhet se bordi i AKK-së kërkon që problemi rreth grevës në arsim dhe administratë të zgjidhet në nivel nacional, sepse ky problem është nacional e jo lokal.

Në reagim thuhet se zgjidhja e këtij problemi nuk mund të bëhet nëpër komuna veç e veç.

Bordi i AKK-së ka kërkuar që sa më parë palët e involvuara në këtë çështje të fillojnë dialogun në mënyrë që të mos pësojnë nxënësit dhe qytetaret duke mos pranuar shërbime nëpër komuna e në veçanti tash kur është urgjente legalizimi i objekteve pa leje, duke shtuar se afati përfundon më 4 shtator 2022 si dhe shërbimet urgjente ndaj diasporës.

“Bordi i AKK-së konsideron që kompetencat sa i përket punëtorëve arsimor (parauniversitar) u takojnë komunave dhe për këtë arsye kërkojnë që presioni i Qeverisë për të marrë listën e punëtorëve grevist përmes shkresave dhe inspektorëve te arsimit është jashtë çdo norme dhe logjike. Komunat i kanë kompetencat e tyre vetanake të dhëna në ligjin mbi vetëqeverisje lokale dhe Qeveri mos bëni presion mbi zyrtarë komunalë për sigurimin e listave të punëtorëve grevist”, thuhet në njoftim.

Sipas AKK-së, kompetencat që burojnë nga ligji për vetëqeverisje lokale janë duke u ushtruar edhe në këtë çështje.

Të ngjashme