Lajme
Asnjë i vdekur dhe 56 raste të reja me Covid-19
Demokracia
14:58 | 18 Mars 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1 mijë e 142 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Në njoftim thuhet po ashtu se asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19, dhe janë shëruar 32 qytetarë, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 319 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.039 doza të vaksinës.

-Deri më sot 819.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Deri më sot janë dhënë 99.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

-Nga 1.142 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

-Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.262.

-Në total numri i rasteve aktive është 668.

Të ngjashme