Sport
Asllani ishte pranë golit të parë me Interin, shtylla ia mohoi realizimin nga largësia
Demokracia
09:30 | 10 Nëntor 2022

Share:

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani ishte i pafat në duelin ndaj Bolongas, ku Interi triumfoi me rezultatin tenistik 6-1.

Talenti shqiptar u inkuadrua në fushë në minutën e 74-t, duke zënë vendin e turkut Çalhanoglu.

Në minutën e 84-t, shtylla e majtë pingule i mohoi golin e parë me fanellën e Interit, Asllanit, që pas një lëvizje mjaft të bukur, tentoi nga jashtë zonës, për ta dërguar topin në cepin e portës, por u ndal në shtyllë.

Edhe pse vetëm 18 minuta në fushën e lojës, mesfushori shqiptar bëri një performancë të kënaqshme duke justifikuar besimin e trajnerin Inzaghi./Demokracia.com/

Të ngjashme