Sport
Ashtu siç raportoi Demokracia.com, futbollisti i Drenicës i bashkohet në stërvitje Dukagjinit
Demokracia
14:48 | 08 Janar 2023

Share:

Demokracia.com më 4 janar të këtij viti raportoi se Dukagjini ka siguruar shërbimet e futbollistit Faton Neziri.

Neziri tanimë i është bashkuar skuadrës nga Klina edhe në seancat stërvitore në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror, raporton Demokracia.com.

Neziri luan në rolin e mbrojtësit të majtë dhe do të jetë një “armë” shtesë për kryetrajnerin Armend Dallku në rrugëtimin e tyre drejt objektivave të klubit.

LEXO EDHE:

Ekskluzive: Dukagjini nis përforcimet, siguron shërbimet e futbollistit kosovar

21-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Drenicës, ndërsa më parë karrierë ka bërë edhe tek Istogu.

Dukagjini pas stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës renditet i pesti me 22 pikë të grumbulluara./Demokracia.com/

Të ngjashme