Sport
Ashtu siç kishte raportuar Demokracia.com, Drita zhvendoset në Ohër para garave evropiane
Demokracia
22:02 | 19 Qershor 2022

Share:

Futbollistët dhe stafi teknik i Dritës së Gjilanit janë zhvendosur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Bardhekaltrit” do të vazhdojnë përgatitjet në qytetin e Ohrit para ndeshjes kundër Inter Turkut në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Finalistët e Kupës së Kosovës edicionin e kaluar kanë zhvilluar stërvitjen e parë pasditen e sotme dhe gjatë qëndrimit disa ditorë do të zhvillojë tri ndeshje kontrolluese, ekipe të cilat do zbulohen më vonë nga klubi.

Demokracia.com kishte raportuar më 8 qershor rreth zhvendosjes së Dritës në Ohër.

Drita përgatitjet për Evropë i vazhdon jashtë Kosovës, do të qëndrojnë 11 ditë

Ekspedita e skuadrës nga Anamorava do qëndrojë në Ohër për 11 ditë, deri më 30 qershor./Demokracia.com/

Të ngjashme