Sport
Drita përgatitjet për Evropë i vazhdon jashtë Kosovës, do të qëndrojnë 11 ditë
Demokracia
23:30 | 08 Qershor 2022

Share:

Drita ka nisur përgatitjet për ndeshjet e garave evropiane që do t’i luajë në fillim të muajit korrik.

“Bardhekaltrit” nisën përgatitjet në Gjilan pak ditë më parë, ndërsa pas disa ditësh do të udhëtojnë jashtë Kosovës për t’i vazhduar ato.

Demokracia.com nga burime brenda klubit gjilanas ka mësuar se Drita do të udhëtojë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Siç mëson portali, “Intelektualët” do të qëndrojnë atje për 11 ditë.

Drita do ta marrë rrugën drejt Ohrit më 19 qershor dhe do te kthehen më 30 të po këtij muaji.

Finalistët e Kupës së Kosovës e kanë nisur furishëm edhe merkaton verore, duke nënshkruar me disa nga emrat e njohur të futbollit të Kosovës.

Drita, si klub me traditë në vend qëndron jashtëzakonisht mirë sa i përket gjendjes financiare, duke mos kursyer asgjë në rrugën drejt synimeve madhore që ka./Demokracia.com/

Të ngjashme