Lajme
Ashton e Reeker sot në Kosovë, pjesë e një konference për dialogun
Demokracia
09:33 | 15 Shtator 2023

Share:

Grupi për Ballkan do të mbajë sot një konferencë në Prishtinë me titull “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit” nga ora 09:30.

Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të marrin pjesë baronesha Catherine Ashton dhe ish-ambasadori amerikan në Maqedoni të Veriut, Philip Reeker, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, bëhet e ditur se diskutimi do të shoqërohet me promovimin e librit të ish-ndërmjetëses së BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, Ashton, me titull “Dhe pastaj çfarë? Brenda tregimeve të diplomacisë së shekullit 21”.

Të ngjashme