ShowBiz
Artan Thaçi thotë se do t’i dhurojë 100 mijë euro për bamirësi nëse e fiton Big Brother VIP Kosova
Demokracia
17:46 | 03 Mars 2023

Share:

Kanë mbetur edhe pak javë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova.

Teksa numri i banorëve po shkon duke u zvogëluar, një ‘luftë’ e ashpër mes tyre po vihet re çdo herë e më shumë.

Synimi i secilit është fitorja e madhe e çmimit prej 200 mijë eurosh, teksa disa prej tyre kanë treguar edhe se çfarë do të bënin me parat e fituara.

Së fundmi, të nominuarit e kësaj jave ashtu siç ndodhë rëndom kanë mbajtur ‘darkën e të nominuarave’ duke iu përgjigjur disa pyetjeve kyçe.

Ishte Stresi ai që i bëri një pyetje banorit tjetër, Artan Thaçit duke i thënë nëse ishte i gatshëm që në rast se fitonte BBVK, një shumë të parave do ta dhuronte për bamirësi.

Artani nuk ka hezituar të pranonte një gjë të tillë duke thënë se gjysmën e çmimit, shumën prej 100 mijë eurosh do ta dhuronte për një kauzë bamirësie.

“Po qysh tani e them me bindje që nëse e fitoj se jam në gjendje 100 mijë euro t’i dhuroj për bamirësi, le të mbetet si dokument e them pa e menduar dy herë, e bëj me zemër dhe me shpirt”, ka thënë Artani.

Ndërkohë, sonte mbahet spektakli i radhës dhe një nga të nominuarit: Stresi, Xhuli, Artani, Melisa, Vedati ose Mbresa pritet të eliminohen nga shtëpia e famshme.

Të ngjashme