ShowBiz
Arta Kabashi reagon pas daljes nga Big Brother VIP Albania 3
Demokracia
21:40 | 26 Shkurt 2024

Share:

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Arta Kabashi, u largua të shtunën nga Big Brother VIP Albania 3.

Ajo qëndroi brenda për më shumë se një muaj dhe është pëlqyer tejet shumë për energjinë, vokalin dhe për qasjen me banorët e tjerë.

Bukuroshja shqiptare ka reaguar pas eliminimit nga ky format duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

Foto: Screenshot/Instagram

Reagimi i plotë i Arta Kabashit (pa ndërhyrje):

“Ju shkruan Arta, dua tju falenderoj te gjitheve per dashurine e dhene gjate gjithe udhetimit tim ne @bigbrotheralb_vip . Jam e nderuar nga te gjitha mesazhet, fotografite dhe videot qe kam marre nga ju pas perfundimit te udhetimit tim dhe me lumturon fakti qe ndajme vlerat e njejta bashke.

Eksperimenti Big Brother me ka dhene shume, shoqeri qe skam besuar qe do gjeja, sfida qe skam menduar qe do ti kaloja dhe force brenda vetes qe nuk e dija qe e kisha.

Ju falemnderit shume per kete eksperience, per dashnine qe ma keni fale sa kam qene brenda dhe per dashnine e pafund qe po ma jepni tani.

Dua te jem e sinqerte, nuk dua te harrohemi, dua te iu takoj neper qytetet tuaja shpejte, permes projekteve te reja muzikore te cilat do te vijne shume shpejte. E juaja, Arta”.

Të ngjashme