Lajme
Arsimtari që abuzoi me nxënësen e mitur kërcënoi edhe personin që e filmoi, kërkohet paraburgim
Demokracia
17:02 | 13 Qershor 2023

Share:

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit ndaj mësimdhënësit të shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, Valentin Selmanaj, i cili është filmuar fshehurazi duke e puthur një nxënëse të klasës së shtatë.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka thënë se kërkesa për paraburgim është dorëzuar në gjykatë për dy vepra penale.

Përveç për “Sulm seksual”, ai dyshohet edhe për veprën penale “Kanosje”, meqë dyshohet se i njëjti ka kanosur edhe personin që ka bërë video-incizimet.

“Kërkesa për paraburgimi është dorëzuar në gjykatë nga prokurori i shtetit për dy vepra penale ndaj të pandehurit “Sulm seksual” dhe “Kanosje”. Dyshohet se i pandehuri ka kanosur edhe personin që ka bërë video-incizimin”, ka deklaruar Nikçi.

I njëjti është suspenduar edhe nga puna, për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj.

“Po është suspenduar për gjashtë muaj, dhe i njëjti do të kaloj në komision disiplinor”, ka thënë Hulaj.

Të ngjashme