Sport
Arsenali synon të fitojë garën për transferimin e Gundoganit
Demokracia
11:19 | 23 Maj 2023

Share:

Arsenali po përgatitet të hyjë në garë për transferimin e kapitenit të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan.

Mesfushorit gjerman i skadon në fund të qershorit kontrata me tre herë kampionët në fuqi të Ligës Premier.

Ai ka të ngjarë të largohet në verë si lojtar i lirë, me Barcelonën që përflitet se i ka ofruar një kontratë dyvjeçare.

Megjithatë, sipas mediumit Evening Standard, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dëshiron të ribashkohet me Gundogan.

Gunners janë të interesuar t’i shtojnë ekipit të tyre ish-kontingjent të Cityt, pasi tashmë në sezonin e fundit morën dy lojtarë nga Etihad.

Arsenali tashmë ka Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko, të cilët mbërritën verën e kaluar dhe patën sukses në Emirates.

Të ngjashme