Sport
​Arsenali kërkon tri pikë ndaj Newcastle për të mbajtur presionin mbi Cityn
Demokracia
11:11 | 07 Maj 2023

Share:

Newcastle United do të jetë pengesa tjetër e madhe për Arsenalin në rrugën për titullin kampion.

Skuadra e Mikel Artetas do të luajë sot vetëm për fitore, por ky synim nuk do të jete aspak i lehtë për t’u arritur pas rivalët janë të tretët në renditjen tabelare derisa po shkojnë drejt fundit të një sezoni tejet spektakolar.

“Topçinjtë” u rikthyen te fitorja në Premier Ligë duke e mposhtur Chelsean pas tri barazimeve dhe një humbjeje, duke bërë kështu që të humbin vendin e parë dhe tashmë janë katër pikë prapa skuadrës së Pep Guardiolas, kur kanë mbetur vetëm edhe katër xhiro deri në fundit të kampionatit anglez.

City ka 82 pikë në vendin e parë, kurse Arsenali 78 sosh sa ka Arsenali, andaj fitorja për skuadrën e Mikel Artetas është e obligueshme për të mbajtur gjallë shpresën për t’u shpallur kampion.

Kjo ndeshje nis nga ora 17:30 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Newcastle United: Pope; Trippier, Schar, Botman, Burn; Guimaraes, Longstaff, Willock; Murphy, Isak, Joelinton

Arsenal: Amsdale; White, Kiwior, Gabriel, Zinchenko; Partey, Xhaka, Odegaard; Saka, Jesus, Martinelli

Të ngjashme