Sport
Arsenali fiton tri pikë në Leicester, vazhdon kryesimin në Premier Ligë
Demokracia
18:00 | 25 Shkurt 2023

Share:

Arsenali e ka mundur me rezultat të ngushtë dhe plot vuajtje Leicester për të marrë tri pikë dhe për të vazhduar kryesimin ndaj Manchester City në Premier Ligë. Gabriel Martinelli (46’) shënoi golin e vetëm në këtë takim për t’i dhënë një fitore të madhe të Arsenalit në udhëtim, në rrugëtimin e tyre për ta fituar Premier Ligën këtë sezon

Arsenali ka arritur një fitore të rëndësishme në King Power Stadium të Leicester për ta vazhduar kështu rrugëtimin e tyre të ëndrrave që ta fitojnë Premier Ligën.

Pjesa e parë u dominua nga Arsenal në çdo cep të fushës, me skuadrën e Mikel Artetas që sulmonte vazhdimisht portën e Ward të Leicester.

Arsenali do të shënonte një gol të bukur në këtë pjesë me anë të Trossard në minutën e 26-të, por që gjyqtari e anuloi atë pasi që Ben White kishte shkaktuar faul në portierin e Leicesterit.

Në minutën e 32-të, Arsenali u mendua që do të fitojë penallti por përsëri ishte gjyqtari i ndeshjes që nuk e shikoi VAR, edhe pse qartë Bukayo Saka u pengua në zonë.

Pjesa e dytë filloi shumë mirë për Arsenalin.

Trossard bëri një pasim tepër të mirë për Gabriel Martinelli i cili depërtoi mirë në zonë dhe shënoi për rezultat 1-0 në minutën e 46-të te ndeshjes.

Klikoni KËTU për ta parë GOLIN….

Arsenali do të shënonte edhe një gol në minutën e 55-të por që u anulua për pozitë jashtëloje të Martinellit.

Deri në fund të ndeshjes Leicester edhe pse u përpoq ta rrezikonte portën e Arsenalit, nuk ia doli dhe në fund rezultati përfundoi 1-0 dhe Arsenali kryeson Premier Ligën me 57 pikë, pesë më shumë së City që është në vendin e dytë me 52 pikë.

Arsenal në ndeshjen e radhës pritet që të luajë një ndeshje të mbetur kundër Everton në Emirates Stadium. Derisa Leicester City do të luajë kundër Southampton si mysafirë.

 

Të ngjashme