Lajme
Arrestohet shtetasi amerikan, goditi veturën e një gruaje dhe e sulmoi fizikisht
Demokracia
09:34 | 22 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një shqiptar, shtetas të Amerikës, pasi ditë më parë me veturë qëllimisht kishte goditur veturën e një gruaje.

Në raportin 24 orësh thuhet se i njëjti më pas e kishte sulmuar edhe fizikisht viktimën.

“SULM/Rr. Sali Nivica, Prishtinë 16.04.2023 – 18:20. Është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari shqiptar shtetas i Amerikës pasi që ditë më parë me veturë qëllimisht kishte goditur veturën e viktimës femër kosovare dhe më pas e kishte sulmuar edhe fizikisht”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme