Lajme
Arrestohet prishtinasi, pasi dyshohet se e ka nxitur në vetëvrasje vajzën e tij
Demokracia
09:01 | 05 Prill 2021

Share:

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh thuhet se i njëjti dyshohet se e ka shtyrë në vetëvrasje vajzën e tij, duke i bërë të njejtës presion psikik.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ndërkaq është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 04.04.2021-05:30. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti dyshohet se ka shty në vetëvrasje vajzën e tij viktimën femër kosovare duke i bere presionit psikik. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt”, thuhet në njoftim./Demokracia/

Të ngjashme