Lajme
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se ngacmoi seksualisht një grua
Demokracia
08:39 | 03 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me të meta psikike ka ngacmuar seksualisht një grua në Prizren.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

NGACMIM SEKSUAL/Prizren 02.12.2022, 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta psikike pasi që i njëjti kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor pasi që e njëjta ishte e shqetësuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, sipas Policisë i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Psikiatrik dhe më pas me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme