Lajme
Arrestohet një nxënës në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, iu gjet një thikë
Demokracia
08:54 | 24 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një nxënës në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, dhe iu është sekuestruar një thikë.

Në raportin 24 orësh thuhet se pas pranimit të informatës për persona të dyshuar në oborrin e SHF Dardania, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin mashkull  kosovar i mitur.

“SHF Dardania, Prishtinë 23.12.2022 – 15:50. Pas pranimit të informatës për persona të dyshuar në oborrin e SHF Dardania, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin mashkull  kosovar i mitur, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një thikë”, thuhet në raportin e PK-së

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com

Të ngjashme