Lajme
Arrestohet një i mitur në Prishtinë, sulmoi fizikisht babanë e tij
Demokracia
10:40 | 17 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur ditën e mërkurë në Prishtinë, ku një i mitur ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Gjithashtu, i mituri ka sulmuar edhe vëllain e tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje (me babain) ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar -vëllain tij po ashtu i mitur, i cili kishte ndërhyrë për të penguar sulmin ndaj babait të tyre”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme