Lajme
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e kabllos elektrike në vlerë 1 mijë euro
Demokracia
09:34 | 29 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje.

Me datë 23 të këtij muaji, rreth orës 03:55, viktima kishte raportuar në polici se në një vend ndërtim (punishte), në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prizren, personi i dyshuar kishte hyrë dhe kishte vjedhur një kabllo elektrike në vlerë rreth 1 mijë euro.

“Zyrtarët policore kishin filluar hetimet dhe pas një pune operative në identifikimin dhe zbulimin e kryesve të veprave penale: Vjedhje, hetuesit kishin arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshimit”.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshuari E.S, i lindur në vitin 1976.

“Për rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.Rasti është nën hetime të mëtutjeshme.”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme