Lajme
Arrestohet i dyshuari i dytë në rastin e 4 mijë e 700 eurove të falsifikuara
Demokracia
20:15 | 30 Maj 2023

Share:

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar edhe i dyshuari i dytë në rastin ku ishin zbuluar sekuestruar 4 mijë e 700 euro, 94 copa të kartëmonedhave prej 50 eurove, që dyshohej se ishin të falsifikuara, ku edhe ishte arrestuar një person tjetër.

Për rastin në fjalë, më 22 maj, u arrestua i dyshuari i parë me inicialet V.T. Më pas janë siguruar prova të reja, në të cilat është siguruar se është i përfshirë edhe një i dyshuar tjetër, F.Q. që u arrestua sot.

I dyshuari i dytë është shoqëruar në stacionin policor në Pejë dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me aktvendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Të ngjashme