Lajme
Arrestohet hajni i Lipjanit, për disa vjedhje të rënda në Prishtinë
Demokracia
22:46 | 07 Janar 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka arrestuar një të dyshuar që po kërkohej për disa vjedhje të rënda në Prishtinë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se arrestimi është bërë nga njësitet policore të stacionit të Lipjanit.

Vjedhjet, sipas Policisë, kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

I dyshuari R.B. i moshës 34-vjeçare me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

“Hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

 

Të ngjashme