Lajme
Arrestohet gjilanasi, përdori gjuhë nxitëse seksuale ndaj të miturave në rrjete sociale
Demokracia
23:02 | 01 Shtator 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, me dyshimin se ka kryer veprën penale “degradim të integritetit seksual”.

Policia njoftoi të enjten se i dyshuari me inicialet E.M., ka biseduar me disa të mitura dhe me një 18-vjeçare në një video live, derisa komunikimi me të miturat duhet të ketë pasur “fjali nxitëse seksuale”.

“I dyshuari në disa faqe të internetit është shfaqur direkt (LIVE) në një video ku ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare ndërsa njëra prej tyre 18 vjeçare. I dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura, ai flet fjali nxitëse seksuale”, thuhet në njoftimin policor.

Videoja në fjalë, sipas Policisë, është shpërndarë në rrjetet sociale, derisa i dyshuari, i lindur në vitin 2003, është intervistuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

LEXO EDHE:

I riu nga Gjilani nuk kursen fjalë të ndyta ndaj të miturave në TikTok

Të ngjashme