Lajme
Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Istog
Demokracia
16:27 | 05 Gusht 2023

Share:

Policia e Kosovës njoftoi këtë të shtunë se ka arrestuar edhe një person të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut.

Sipas njoftimit, i dyshuari Ž.Z., viti i lindjes 1954, është arrestuar rreth orës 12:30 në fshatin Lubozhdë të Istogut.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), kanë arritur që sot, më 05.08.2023, rreth orës 12:30, në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Ž.Z., viti i lindjes 1954, i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut”, thuhet në komunikatën për media.

I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 bëhet e ditur se ka pasur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut.

“I njëjti është sjell në zyrat e DHKL-së ku pritet të intervistohet në cilësi të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës”, tha policia.

Ndërkaq, një ditë më parë është arrestuar në vendkalimin kufitar Medrar ish-shefi i milicisë në Istog gjatë viteve 1998-1999, M.P. Ai dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civilë në Kosovë.

Të ngjashme