Lajme
Arrestohet edhe gruaja e Alexei Navalny
Demokracia
18:37 | 31 Janar 2021

Share:

Gruaja e disidentit të burgosur Alexei Navalny ishte mes më shumë se 3,000 të arrestuarve të dielën gjatë protestave të vazhdueshme në të gjithë Rusinë duke deklaruar burgosjen e burrit të saj, transmeton Demokracia.com

Yulia Navalny u arrestua gjatë një tubimi të madh në kryeqytetin, Moskë, që është të paktën hera e dytë që ajo u arrestua gjatë protestave masive në mbështetje të burrit të saj 44-vjeçar i cili mbijetoi një helmimi vitin e kaluar.

Zyrtarët kishin bllokuar pjesën më të madhe të kryeqytetit, duke mbyllur stacionet e metrosë pranë Kremlinit, duke ndërprerë trafikun e autobusëve dhe duke urdhëruar restorantet dhe dyqanet të qëndronin të mbyllura dhe kërcënuan dënime të forta me burg për protestuesit.

Grupi i vëzhgimit të arrestit OVD-Info tha të dielën se policia kishte arrestuar gati 2,300 njerëz, një shifër që është rritur gjatë gjithë ditës. AP raporton më shumë se 3,200 arrestime.

Lexo edhe: 

Mijëra të ndaluar në protestat për Navalnyn në Rusi

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Julia po mbahej ende apo ishte akuzuar. Ajo kishte postuar një foto të marshimit të saj në Instagram dhe më herët kishte postuar një foto të familjes së saj, duke theksuar se të tjerët gjithashtu janë arrestuar./Demokracia.com/

Të ngjashme