Lajme
Arrestohet dy persona, organizonin bixhoz në shtëpi
Demokracia
15:44 | 01 Maj 2022

Share:

Një 32-vjeçar, pronar i një shtëpi, si dhe një 23-vjeçar janë arrestuar në Skenderaj, pasi organizonin bixhoz të paligjshëm.

Sipas Policisë, sot rreth orës 00:40, kanë realizuar një kontroll në një shtëpi dhe objektet përcjellëse të saj në një fshat të Skenderajt.

“Paraprakisht është siguruar leja për realizmin e kontrollit nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë-Dega në Skenderaj. Gjatë kontrollit, në podrumin e shtëpisë në fjalë janë hasur gjashtë persona të ulur për rreth një tavoline, 294 çipa për lojëra fati, tri palë letra bixhozi dhe një fletore xhepi për mbajtjen e evidencës së lojërave të fatit. Gjithashtu janë kontrolluar edhe shtatë automjetet që gjendeshin në oborrin e shtëpisë ku në njërën prej automjeteve është gjetur një sprej kimik dhe një shufër gome. Të gjitha gjësendet e gjetura janë sekuestruar dhe do të procedohen si prova materiale në procedurën e mëtejme. Lidhur me rastin, në cilësi të dyshuarit është arrestuar pronari i shtëpisë B.SH., 32 vjeçar dhe pronari i automjetit S.B., 23 vjeçar, te dy shtetas të Republikës së Kosovës. Pas procedurës së intervsitimit, ndaj pronarit të shtëpisë është iniciuar rasti për veprën penale; ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndërsa ndaj pronarit të automjetit është iniciuar rasti: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim te pa-autorizuar të armëve”. Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Demokracia.com/

Të ngjashme