Lajme
Arrestohet burri që sulmoi seksualisht një të mitur vitin e kaluar në Ferizaj
Demokracia
08:52 | 10 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të  dyshuar pasi i njëjti gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, ka sulmuar seksualisht një të mitur, raporton Demokracia.com

“Lidhur me rastin, më 09.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që muaj më parë dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër  kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme