Lajme
Arrestohet 40-vjeçari në Mitrovicë, i dyshuar për 4 raste të vjedhjeve
Demokracia
15:00 | 05 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Sot hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë kanë arrestuar një person të dyshuar për katër raste të veprës penale “grabitje”.

Policia njofton për arrestimin e personit të dyshuar: B. M., 40 vjeçar shtetas i Kosovës.

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për  përfshirje  në katër raste të grabitjes, raste këto të ndodhura mujave të fundit në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 

Të ngjashme