Lajme
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër, iu gjetën 7 kilogramë heroinë në shtëpi
Demokracia
10:35 | 28 Korrik 2022

Share:

Një shqiptar 24-vjeçar është arrestuar në Zvicër.

Policia e Solothurnit ka sekuestruar mbi 7 kilogramë heroinë dhe rreth 1 kilogram kokainë gjatë një kontrolli shtëpie në Zuchwil SO rreth një javë më parë.

Sipas njoftimit të policisë vlera e drogës llogaritet në 100 mijë franga. 24-vjeçari shqiptar u kontrollua nga një patrullë të mërkurën pasi lëvizjet e tij ngjallën dyshime tek oficerët e policisë.

Duke qenë se nuk kishte dokumente identifikimi, efektivët e dërguan në komisariat për t’u kontrolluar.

Pas sqarimeve dhe hetimeve, prokuroria publike ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së 24-vjeçarit. Droga u sekuestrua, ndërsa 24-vjeçari është ende në paraburgim./Abcnews.al

Të ngjashme