ShowBiz
Arrestohet 21-vjeçari që gjuajti me armë dhe granatë dore në koncertin e Mozzikut
Demokracia
21:19 | 28 Korrik 2023

Share:

Të enjten në koncertin e reperit Mozzik në Gjilan, është hedhur një granatë dore dhe ka pasur gjuajte me armë zjarri.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar rastin.

Vet reperi ferizajas përmes pamjeve të publikuara në InstaStory, ka shfaqur momentet kur policia ka qenë pjesë e investigimit të ngjartes në Koncert.

Të premten, Policia në Gjilan përmes një komunikate për mediat, ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari për sulmin në fjalë.

“Njësiti i hetimeve rajonale nga Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore, ka arritur që të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin me inicialet L.C. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) me dyshimin se i njëjti me datën 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit.

Zyrtarët policor në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit kanë kryer edhe një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit TT e cila dyshohet se është përdorur në rast.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe nga prokurori i shtetit është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Foto: Policia e Kosovës

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024