Lajme
Arrestohen pesë persona pasi u rrahën mes vete në Deçan
Demokracia
09:58 | 23 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

Pesë persona janë arrestuar pasi që janë rrahur mes vete në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, përcjell Demokracia.com.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Rr. Luan Haradinaj, Deçan 22.07.2022-15:20 Janë arrestuar 5 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje në mes vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme