Lajme
Arrestohen gjashtë persona në një familje në Prishtinë, dy nga ta sulmuan fizikisht motrën e tyre
Demokracia
09:49 | 26 Gusht 2023
Ilustrim

Share:

Gjashtë persona (pesë femra dhe një mashkull), dy prej tyre të mitur janë arrestuar pasi në shtëpinë e tyre dy nga ta e kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre e cila kishte shkuar nga Fushë Kosova të shtëpia e prindërve të saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:00, në Prishtinë.

Tutje thuhet se personat e dyshuar nuk iu kanë bindur urdhrave dhe kërkesës së zyrtarëve policor që të shkonin në stacion policor, por e kanë tensionuar situatën.

“Pas informatës për dhunë në familje njësitë policore kanë arrestuar gjashtë të dyshuar pesë femra dhe një mashkull dy prej tyre të mitur të gjithë kosovar, për shkak se në shtëpinë e tyre dy të dyshuara e kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre, viktimën femër kosovare e cila kishte shkuar nga Fushë Kosova te  shtëpia e prindërve të saj.

Personat e dyshuar nuk iu kanë bindur urdhrave dhe kërkesës së zyrtarëve policor që të shkonin në stacion policor, por e kanë tensionuar situatën dhe penguar zyrtarët policor ta kryenin detyrën”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme