Lajme
Arrestohen dy të dyshuar për prerje ilegale të pyjeve në një fshat të Novobërdës, i mbushin ‘Nivat’ me dru
Demokracia
16:17 | 06 Prill 2022

Share:

Dy persona janë arrestuar në fshatin Llabjan të Komunës së Novobërdës.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë kapur duke bërë prerje ilegale të pyjeve në pronën shoqërore në afërsi të fshatit Manishincë Komuna e Novobërdës.

Policia përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar B.O. (2002) dhe A.O.(2003) me banim në fshatin Llabjan, Komuna Novobërdës të cilët me automjetet e ngarkuara me një masë drusore të cilat dyshohet se i kishin prerë në pronën shoqërore.

“Masa drusore që dyshohet se është vjedhur është konfiskuar nga ana e autoritetit pyjore, ndërsa dy automjetet që besohet se janë përdorë për transport të kësaj mase drusore janë konfiskuar nga ana e policisë. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme