Lajme
​Arrestohen dy serbë të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Gjilan
Demokracia
19:46 | 12 Janar 2023

Share:

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, ka identifikuar tre të dyshuar serb kosovar nga të cilët ka arrestuar dy nga ta A.S. (1992) dhe D.M.(1996) pasi të njëjtit dyshohet se në Kllokot me rastin e festimit të festës së ,,Krishtlindjeve Ortodokse’’ kanë shtënë me armë zjarri duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

I dyshuari i tretë po ashtu serb kosovar nuk është arritur që të takohet dhe i njëjti është në kërkim policor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative, sigurimit dhe analizimit të video inçizimeve ka identifikuar tre të dyshuar serb kosovar nga të cilët ka arrestuar dy nga ta A.S. (1992) dhe D.M.(1996) pasi të njëjtit dyshohet se me datën 07.01.2023 në Kllokot rreth mesnatës me rastin e festimit të festës së ,,Krishtlindjeve Ortodokse’’ në Kllokot kanë shtënë me armë zjarri duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm. I dyshuari i tretë po ashtu serb kosovar nuk është arritur që të takohet dhe i njëjti është në kërkim policor. Me urdhëresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake nga kjo njësi është realizuar kontrollë në tri lokacione të ndryshme, ndërsa dy armë automatike AK47 të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë rast nuk është arritur që të gjenden aktualisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy të dyshuarit e lartcekur pas shoqërimit në zyrat e Njësisë së Hetimeve Rajonale Gjilan janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.

Të ngjashme