Auto&Tech
Arrestohen dy amerikanë të akuzuar për shitjen e teknologjisë së aviacionit rusëve
Demokracia
20:50 | 03 Mars 2023

Share:

Dy amerikanë u arrestuan në Kansas, SHBA, të akuzuar për eksportimin e paligjshëm të teknologjisë së aviacionit në Rusi dhe ofrimin e shërbimeve të riparimit të pajisjeve.

Cyril Gregory Buyanovsky dhe Douglas Robertson akuzohen për konspiracion, eksport të mallrave të kontrolluara pa licencë, falsifikim dhe mosdorëzimi i informacionit elektronik të eksportit dhe kontrabandë mallrash në kundërshtim me ligjin amerikan.

Departamenti i Drejtësisë thotë se Buyanovsky dhe Robertson zotëronin dhe operonin “KanRus Trading Co.”, e cila dyshohet se furnizonte pajisje elektronike të avionëve për kompanitë ruse, si dhe shërbime riparimi për pajisjet e përdorura në avionët e prodhimit rus.

Aktakuza pretendon se që nga viti 2020, të dy kanë komplotuar për t’iu shmangur ligjeve të eksporteve të SHBA-së duke fshehur dhe keq raportuar përdoruesit e vërtetë përfundimtarë dhe destinacionet e eksporteve të tyre dhe duke transportuar pajisje përmes vendeve të treta.

Nëse shpallen fajtorë, Buyanovsky dhe Robertson përballen me 35 vjet burg. FBI dhe Zyra e Zbatimit të Eksportit të Departamentit të Tregtisë po hetojnë rastin, shkruan gazetasi.al.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe Zyra e Zbatimit të Eksportit të Departamentit të Tregtisë po hetojnë çështjen.

Mattheë S. Axelrod, Ndihmës Sekretar për Zbatimin e Eksportit në Zyrën e Industrisë dhe Sigurisë së Departamentit të Tregtisë, tha të enjten se shtetet si Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po përpiqen të “përfitojnë nga përparimet e shpejta në teknologji”.

Të ngjashme