Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas vrasjes së Liridone Ademaj-Murseli, e cila u vra më 29 nëntor.
Ministri thotë se është i tronditur nga ngjarja tragjike dhe zhvillimet rreth zbardhjes së rastit, ku njëri nga të dyshuarit për vrasjen e saj është një pjesëtar i FSK-së.
“I tronditur kam përcjellur ngjarjen e fundit tragjike, atë të vrasjes së Liridona Ademaj. Ndërkohë që zhvillimet e fundit rreth zbardhjes së rastit kanë sjellur një situatë makabër në publik, para pak çastesh jam informuar për arrestimin e një pjesëtari të FSK’së në lidhje me rastin. Të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënimin meritor ndërsa deri në zbardhjen e plotë të rrethanave, ndaj pjesëtarit të FSK’së do të veprohet në përputhje me rregulloret e FSK-së”, thekson Maqedonci.