ShowBiz
Arrestimi i Don Xhonit në Prishtinë – Prokuroria nis hetimet për armbajtje pa leje
Demokracia
14:30 | 28 Qershor 2022

Share:

Reperi Xhonatan Isufi, i njohur me nofkën Don Xhoni, ishte ndaluar dje nga Policia e Kosovës. Pas një kontrolli në veturën e tij policia ka gjetur një revole dhe disa fishek, për të cilat më pas është arrestuar këngëtari.

Don Xhoni pas shoqërimit në polici ishte liruar. Ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt këtë e ka konifrmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Do të trajtohet tutje në prokurori në veprën penale për mbajtje pa autorizim në pronësi dhe kontroll të armëve”, tha ajo.

Reperi Xhonatan Isufi pas lirimit kishte hyrë live në Instagram. Ai ka thënë se është mirë dhe gjithçka e ka nën kontroll.

Po ashtu ai ka thënë se policia është sjellur mirë më të.

“Gjithçka është në rregull. Gjithçka është nën kontroll. Respekt për Policinë e Kosovës dhe sjelljen e tyne”, tha ai.

Arma e cila i është gjetur në veturë është e tipit Zastava, kalibër 7.65mm si dhe gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.

Arma për të cilën është arrestuar reperi nga Drenica është kjo ne foto më poshtë.

Çmimi i saj nuk është shumë i lart pasi që është një armë e vogël dhe jo shumë e fuqishme.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024