Lajme
Arresti i ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, Klinaku: OVL- UÇK nuk kërkon asgjë nga armiku
Demokracia
08:31 | 06 Janar 2024

Share:

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se kjo organizatë nuk mund të ndihmojë asgjë në lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, i cili dje është arrestuar në Merdare nga policia serbe.

Ai ka bërë me dije se kjo organizatë nuk kërkon asgjë nga armiku.

“Më thërret shqiptari, (e nuk është e para herë), e më thotë se si mund t’i ndihmojmë pjesëtarit të UÇK-së i cili është arrestuar sot në Serbi. E para, e pyes se pse ka kaluar ai kah armiku serb dhe e dyta i them se nuk ka kurrfarë ndihme, sepse nga armiku ne si OVL nuk kërkojmë asgjë”, ka shkrua Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.

Të ngjashme