Lajme
Arifi: Do të mundohem që t’i shtyjë përpara kauzat e çështjes kombëtare shqiptare
Demokracia
21:33 | 11 Prill 2022

Share:

Kreu i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka reaguar pasi ka marrë për herë të dytë udhëheqjen e Komunës së Preshevës.

Pas shkarkimit të Ardita Sinanit, e cila u votua nga 22 asamblistë mëngjesin e sotëm në Kuvendin Komunal të Preshevës, ka reaguar kryetari i tanishëm, Shqiprim Arifi, shkruan Demokracia.com.

Arifi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se tashmë do t’i shtyjë përpara kauzat në dobi të shoqërisë, e mbi të gjitha çështjen kombëtare shqiptare.

LEXO EDHE: 

Ragmi Mustafa me akuza të rënda pas rikthimit të Shqiprim Arifit në krye të Preshevës: Kuislingë të mbështetur nga Beogradi

Ai madje është zotuar se çështjen kombëtare shqiptare do ta ndjek deri në realizimin e plot të të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Postimi i plotë i Arifit, pa ndërhyrje:

Të dashur bashkëqytetar, shoqëri e familjar,

Angazhimi im politik ka filluar me bindjen më të thellë, se do mundohem t’i shtyej përpara kauzat në dobi të shoqërisë, mbi të gjitha çështjes kombëtare shqiptare deri në realizimin e të drejtave të plota njerëzore në shtetin ku jetojmë.

Pasi më është dhënë besimi dhe privilegji për mandatin rrjedhës, fillimisht prej strukturave në të gjitha nivelet të subjektit politik ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM, që unë udhëheq, së bashku me partnerin qeverisës Lëvizjen për Reforma të udhëhequr nga z.Sami Salihu, betohem me përgjegjësinë më të lartë se do të punojmë duke vazhduar nga aty ku na mbeti, me të njejtën energji, intensitet e vullnet, për të arritur objektivat që kemi para vetes.

Duke shprehur mirënjohje dhe falenderim, për familjen dhe çdo secilin që ka kontribuar që sot të jemi këtu, jam i bindur se për angazhimin tim dhe punëve të shumëta para nesh, do ta kem mbështetjen tuaj.

Rrallëherë gjendet në shoqëri, guximi për Ndryshim, e guximi rrjedh nga dashuria për vendin!

Faleminderit Preshevë ❤️

Sinqerisht,

I juaji, Shqiprimi . /Demokracia.com/

Të ngjashme