Lajme
Arifi: Asociacioni, autogol për Kurtin
Demokracia
23:16 | 12 Qershor 2023

Share:

Kriza në veri të Kosovës dhe krisja e SHBA-BE me kryeministrin Albin Kurti tregon që dialogu ka dështuar. Në A2CNN analisti Dritëro Arifi deklaroi se zbatimi i marrëveshjes së asociacionit do të ishte autogol për qeverinë Kurti, pasi Vetëvendosje e ka kundërshtuar me forcë kur ka qenë në opozitë.

“Dialogu ka dështuar dhe qeveria e Kosovës po heziton të zbatojë asociacionin dhe ka mosbesim që pala tjetër nuk do të lëvizë nga pika e parë. VV e ka kundërshtuar me çdo qenie të saj dhe do ishte autogol për Kurtin asociacioni. Marrëveshja e 2013 është e ratifikuar në kuvend unë mendoj që palët do ulen. Brenda dy javëve do të kemi një përgjigje të saktë. Status quo-ja nuk do të tolerohet nga ndërkombëtarët, do të kërkojnë zgjidhje. Do të kemi të njëjtin përfundim si me tabelat, do të plotësohet të gjitha kërkesat amerikane”.

Për profesor Medlir Memën SHBA kërkon stabilitet në rajon për shkak edhe të ndikimit rus e kinez, por sipas tij i ka bërë llogaritë gabim.

“SHBA ka një interes në Ballkan që është stabiliteti në rajon sidomos në kontekstin e ndërhyrjes së Rusisë dhe Kinës. Llogaritë e SHBA janë të gabuara dhe këtu bashkohem me të dy analistët aty. Serbia nuk do të tërhiqet nga Rusia. SHBA ka bërë bast duke i bërë oferta ekonomike duke e distancuar për t’i prishur mendjen Serbisë në lidhje me Rusinë. Kjo nuk ka ndodhur e nuk do të ndodhë asnjëherë. Ajo që është se kemi lobim të fortë serb me interesa ekonomike të veçanta, por gjeneza dhe keqmenaxhimi i kësaj krize diplomatike është se është diplomaci diletante, ku dora e majtë nuk e di ç’bën dora  e djathtë ne kemi bërë një letër që kritikojmë këtë çështje. Escobar ka luajtur policin e keq. Ishte një politikë e vrazhdë dhe një qasje jo konstruktive dhe gishti nuk duhet drejtuar vetëm qeverisë së Kosovës. Kemi 5 thirrje për tu aktivizuar në alarm të jesh ushtrinë serbe në kufi dhe të mos shprehesh fare nuk bëjmë nder asnjëri nëse i drejtojmë gishtin vetëm qeverisë së Kosovës. Kurti nuk ka bërë asgjë të paligjshme”.

Të ngjashme