Sport
Argjentinë – Francë, finalja e madhe e Botërorit “Katar 2022”
Demokracia
21:56 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Argjentina dhe Franca janë dy kombëtaret që do të ballafaqohen në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022” më 18 dhjetor, shkruan Demokracia.com.

Kombëtarja e Francës u kualifikua në finale të Kupës së Botës, duke triumfuar në gjysmëfinale kundër Marokut.

“Gjelat” triumfuan me rezultat të pastër 2:0 ndaj marokenëve, me nga një gol për secilën pjesë.

Në anën tjetër, Argjentina të martën mbrëma fitoi 3:0 kundër Kroacisë duke siguruar “biletën” për në finale pas tetë vjetësh.

Kujtojmë se Franca në Botërorin e kaluar u shpall kampione e botës./Demokracia.com/

Të ngjashme