Sport
Ardian Ismajli i bën një dhuratë klubit kosovar ku mori hapat e parë si futbollist
Demokracia
23:17 | 22 Shkurt 2023

Share:

Mbrojtësi kosovar që luan për Kombëtaren Shqiptare dhe Empolin në Serie A italiane, Ardian Ismajli nuk e harron klubin ku mori hapat e parë, 2 Korrikun.

26-vjeçari gjatë ditës së sotme, ka dhuruar ish klubit të tij disa topa futbolli, duke treguar mbështetjen që ka ndaj klubit ku nisi gjithçka.

Kjo nuk është hera e parë që Ismajli bën një gjë të tillë. Derisa për këtë gjest e ka falënderuar edhe vetë klubi kryeqytetas.

“Faleminderit, #ArdianIsmajli! Dhurimi i pesëmbëdhjetë topave të futbollit për neve si FC 2 Korriku, pa dyshim se konfirmon edhe një herë mirënjohjen tënde ndaj klubit ku more hapat e parë në karrierë; për këtë jemi shumë krenarë, mirënjohës e falënderues”, shkruhet në faqen e 2 Korrikut./Demokracia.com/

Të ngjashme