Lajme
Arbërie Nagavci pranon detyrën nga Ramë Likaj
Demokracia
16:36 | 23 Mars 2021

Share:

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka pranuar detyrën nga ministri i deritanishëm i kësaj ministrie, Ramë Likaj.

Kështu ka bërë të ditur ish-ministri Likaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell Demokracia.com.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës si institucion në këto kohë sfiduese me pandeminë pati dhe ka sfida të panumërta para vetes. Pavarësisht kësaj, ne kemi nisur shumë punë të mbara e gjithmonë ka vend për të bërë më shumë. Uroj e shpresoj që do të vazhdohen punët e mira dhe  vendi ynë do të numërojë edhe shumë të arritura të tjera në fushën e arsimit”, ka shkruar Likaj.

Postimi i plotë i Likajt, pa ndërhyrje:

Me përgjegjësinë dhe konsideratat më të larta i dorëzova detyrën e Ministres së Arsimit dhe Shkencës zonjës Arbërie Nagavci.

Gjithsesi, përpjekjet e mia për të kontribuar në fushën e arsimit do t’i vazhdoj edhe më tutje.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës si institucion në këto kohë sfiduese me pandeminë pati dhe ka sfida të panumërta para vetes. Pavarësisht kësaj, ne kemi nisur shumë punë të mbara e gjithmonë ka vend për të bërë më shumë.

Uroj e shpresoj që do të vazhdohen punët e mira dhe  vendi ynë do të numërojë edhe shumë të arritura të tjera në fushën e arsimit.

Të gjithëve na bashkon qëllimi i arritjes së cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim. Të gjithë ne kalojmë në procesin e arsimimit që na përcakton të ardhmen dhe parametrat e zhvillimit shoqëror./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/ramelikaj/posts/251146983330941

Të ngjashme