ShowBiz
Arbër Hajdari i drejtohet Romeos: Ke lojë të dobët
Demokracia
22:50 | 27 Shkurt 2024

Share:

Opinionisti i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ka komentuar lojën e Romeo Veshajt për shkak të debatit të krijuar me Françeskën.

Ai i tha se ka lojë të dobët dhe se për këtë kërkon mbështetjen e Heidi Bacit.

Hajdari thekson po ashtu që nuk ka parë ndonjë përpjekje të modeles për të ndarë çiftin.

Foto: Screenshot/YouTube

Pjesë nga biseda:

Arbër: Nuk kam parë një përpjekje që Franceska po tenton të ndajë çiftin, as Julin. Nuk e kam parë në asnjë material filmik. Nëse Franceska shpreh një opinion te Heidi, pse mos ti bëhet qejfi.

Romeo: Nuk je kaq naiv se të njoh.

Arbër: Do të futem dhe unë te bigu? Mos u merr në nivelin tim. Pse u mërzite ti?

Romeo: Heidi u mërzit se unë godita Franceska.

Arbër: Lojë e dobët e jotja dhe kërkon mbështetjen e Heidit.

Romeo: Unë ktu jam vetëm. Dua të di a është në krahun tim apo jo. Po të të bien ty në tavolinë si do reagoje ti.

Ledion: Mas çdo burri të suksesshëm, ka një grua të jashtëzakonshme.

Romeo: Kur e kam përkrahur atë gocën unë, se ka bërë asnjëri.

Ori: S’më bën sens fare diskutimi të ofendohesh nëse dikush ngre në piedestal një meritë të partnerit. Akuza është ngritur ndaj Franceskës, kanë thënë që ka hyrë po ndan çiftet. Më duket abuzive ta vësh Franceskën në këtë pozitë

Të ngjashme