ShowBiz
Arbana Osmani ishte ‘surpriza’ e premierës së ‘famshme’
Demokracia
08:34 | 10 Tetor 2023

Share:

Përpos formaliteteve të premierës së filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ që u zhvillua sot në ballinën e Pallatit të Kongreseve, le të flasim pak për surprizat. Duket e çuditshme, por sigurisht njëra prej tyre mbante emrin e moderatores së njohur Arbana Osmani dhe pyetja që shtrohet është pse?

Ajo nuk u pa askund, as në tapet të kuq madje u zhduk papritur edhe nga rrjetet sociale. Teksa të gjithë e prisnim mes të ftuarve në premierën e famshme, ajo duket se ‘bojkotoi’ gjithë organizimin qoftë edhe me një urim të vetëm që nuk e pamë dhe sigurisht që u pikas menjëherë.

Kjo për faktin se siç e dimë, prej vitesh Arbana i ka shërbyer shumë televizionit ku ajo ka zhvilluar karrierën e saj dhe vazhdon të thurë sukses. E meqë jemi tek kjo pjesë, e kemi parë gjithashtu që në çdo promovim të projekteve të reja të televizionit, të gjenim urimet e përzemërta të saj publikisht, por këtë herë mungoi dhe menjëherë ngritëm disa pikëpyetje?

Vallë, me kë i ka prishur marrëdhëniet moderatorja që vendosi të ‘bojkotonte’ në këtë formë eventin e rëndësishëm të televizonit ‘Top Channel’?

Të ngjashme